Neurexan Tablet

Neurexan Tablet

Neurexan ësht produkt mjekësor që ndihmon ç’rregullimin e gjumit, duke rikthyer natyrshëm ciklin e gjumit. Përberesit natyral të Neurexan-it e bëjnë këtë produkt të ndihmojë në përmirësimin e cilësis së gjumit. Çështje të ndryshme të lidhura me pagjumësin siç janë: vështirësitë të bini në gjumë, zgjim të shpeshtë dhe herët në mëngjes. Dhënies fund të stresit, nervozizmit nervor gjatë ditës dhe gjumit të dobët gjatë nates.

Category:

Tablet

Çka duhet të dini para përdorimit :

Mos e përdorni Neurexan nëse jeni alergjik
(mbindjeshmëria) ndaj ndonjë prej përbërësve
aktivë ose përbërësve të tjerë të barit.

Masat paraprake për përdorim:
Nëse simptomat vazhdojnë, janë të paqarta ose
shfaqen, duhet të këshillohet mjeku pasi këto
mundë të jenë simptoma që kërkojnë sqarime
mjekësore. Sikurse te gjitha produktet medicinale,
produktet medicinale homeopatike mund të
përdoren gjatë shtatëzanisë dhe gjidhënies vetëm
pas konsultimit me mjekun.
Nuk ka përvoja të mjaftueshme të dokumentuara
për përdormin e këtij produkti medicinal tek
fëmijët, prandaj nuk duhet të përdoret tek fëmijët
nën 12 vjeç. Ju lutemi tregoni mjekut ose
farmacistit nëse po merrni ose keni marrë kohët e
fundit ndonjë ilaç tjetër, edhe nëse ato janë ilaçe pa
recetë.

Paralajmërimet:
Ky ilaç përmban laktozë. Prandaj, ju lutemi merrni
Neurexanin vetëm pasi të këshilloheni me mjekun
nëse e dini që keni një intolerancë ndaj disa
sheqernave. 1 tabletë = 0.025 BE.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit:
Në rast se nuk përcaktohet ndryshe: 1 deri në 3
herë në ditë (nën gjuhë deri sa të shpërndahet).
Në raste akute, lëreni 1 tabletë të shpërndahet
ngadal në gojë çdo gjysmë ore deri në një orë të
plotë, më së shumti 6 herë në ditë.
Marrja e tabletave nuk duhet të zgjasë më shumë se
1 javë pa këshillë mjekësore.
Nëse simptomat përmirësohen, frekuenca e
marrjes së tabletave duhet të zvogëlohet.

Kohëzgjatja e trajtimit:
Edhe ilaçet homeopatike nuk duhet të përdoren
për periudha të gjata pa këshillë mjekësore.

Udhëzime për përdorim:
Mos përdorni një dozë të dyfishtë për të
kompensuar një dozë të harruar. Nëse keni ndonjë
pyetje tjetër mbi përdorimin e këtij ilaçi, pyesni
mjekun ose farmacistin tuaj.

Efekte anësore:
Si të gjitha ilaçet, Neurexan mund të ketë efekte
anësore, por të cilat nuk duhet të ndodhin tek të
gjithë. Mund të ndodhin reaksione alergjike të
lëkurës (reaksione të mbindjeshmërisë).

Shënim: Kur përdorni një produkt medicinal
homeopatik, simptomat ekzistuese mund të
përkeqësohen përkohësisht (përkeqësimi fillestar).
Në këtë rast duhet të ndaloni marrjen e ilaçit dhe të
konsultoheni me mjekun tuaj. Nëse keni ndonjë
efekt anësor, bisedoni me mjekun ose farmacistin
tuaj. Kjo vlen edhe për efektet anësore që nuk janë të
shënuara në këtë broshurë. Duke raportuar efekte
anësore, ju mund të ndihmoni mbi sigurinë e
përdorimit të këtij ilaçi.

Shënime mbi skadimin dhe ruajtjen:
Data e skadimit të këtij ilaçi shtypet në paketimin e
jashtëm. Mos e përdorni këtë ilaç pas kësaj date. Nuk
kërkohen kushte të veçanta të ruajtjes për këtë ilaç.
Pas hapjes, përdorni brenda 12 muajve.
Mbajeni larg fëmijëve.

Përbërësit:
1 tabletë përmban:
Përbërës aktivë:
Passi flora incar nata Dil.D2 0,6 mg
Avena sativa Dil.D2 0,6 mg
Coffea arabica Dil.D12 0,6 mg
Zincum isovalerianicum Dil. D4 0,6 mg

Eksipientët: stearat magnez, monohidrat laktoze.

Madhësitë e paketimit: 50 Tableta

Prodhues:
Biologische Heilmittel Heel GmbH

Made in Germany

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Neurexan Tablet”

Your email address will not be published. Required fields are marked *