Viburcol N

Viburcol N

Supozicione për foshnje, fëmijë dhe të rritur: Përdoret për lehtësimin simptomave tek foshnjet dhe fëmijët, të tilla si mungesa e gjumit, dhimbja e dhëmbëve, dhimbja e butë e barkut dhe shqetësimi me ose pa ethe.

Category:

Supozitor

Çka duhet të dini para se të merrni Viburcol N:

Mos përdorni në rast të ndonjë alergjie të njohur (mbindjeshmëri) ndaj njërit prej përbërësve aktivë ose përbërësve të tjerë. Mbindjeshmëri ndaj Matricaria recutita (kamomiles) ose bimëve të tjera. Masat paraprake për përdorim: Në rast të gulçimit (vështërsisë në frymarrje), temperaturës, etheve, pështymë purulente ose të përgjakshme, si dhe dhimbje të vazhdueshme, të paqarta ose të shfaqura të barkut, duhet të këshillohet mjeku, pasi këto mund të jenë simptoma që kërkojnë sqarim mjekësor. Sikurse të gjitha produktet medicinale, produktet medicinale homeopatike mund të përdoren gjatë shtatëzanisë dhe laktacionit(gjidhënies) vetëm pas konsultimit me mjekun.
Ju lutemi tregoni mjekut ose farmacistit nëse po merrni apo keni marrë kohët e fundit ilaçe të tjera, edhe nëse ato janë ilaçe pa recetën e mjekut.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit:

Nëse nuk përcaktohet ndryshe: pas konsultimit me mjekun, tek foshnjet më së shumti 1 supozitor në ditë.
Fëmijët deri në moshën 6 vjeç 1-2 supozitorë në ditë.
Fëmijët midis moshës 6 dhe 12 vjeç 1-3 supozitorë në ditë. Nga 12 vjeç 1-4 supozitorë në ditë.

Kohëzgjatja e trajtimit:

Edhe produktet medicinale homeopatike nuk duhet të përdoren për periudha të gjata pa konsultë mjekësore.

Udhëzime për përdorim:
Mos përdorni një dozë të dyfishtë për të kompensuar një dozë të harruar. Nëse keni ndonjë pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij ilaçi, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.

Efekte anësore:

Si të gjitha ilaçet, Viburcol N mund të ketë efekte anësore, megjithëse ato nuk paraqiten tek të gjithë. Rrallë, diarreja ose reaksionet e lëkurës mund të ndodhin pas përdorimit të ilaçit.

Shënim:

Kur përdorni ilaçe homeopatike, simptomat ekzistuese mund të përkeqësohen përkohësisht (përkeqësimi fillestar). Në këtë rast duhet të ndaloni marrjen e ilaçit dhe të konsultoheni me mjekun tuaj.
Nëse keni efekte anësore njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj. Kjo vlen edhe për efektet anësore që nuk janë të listuara në këtë broshurë. Duke raportuar efekte anësore, ju mund të ndihmoni të ofroni më shumë informacione në lidhje me sigurinë e këtij ilaçi.

Shënime mbi skadimin dhe ruajtjen:
Data e skadimit është e shtypur ne paketim. Mos e përdor këtë ilaç pas skadimit të afatit. Të ruhet në temperatur deri 25 °C.

Përmbajtja:
1 supozitor prej 1,1 g përmban: përbërës aktiv Matricaria TGEWtita Dil. D1 1,1 mg, Atropa belladonna Dil. D2 1,1 mg, Plantago major Dil. D3 1,1 mg, Pulsatilla pratensis Dil. D2 2,2 mg, Calcium carbonicum Hahnemanni Dil. D8 4,4 mg.
Përbërës tjetër: yndyrë e ngurtë.

Përmbajtja e paketimit:
12 supozitor nga 1,1 g.

Prodhues:
Biologische Heilmittel Heel GmbH

Made in Germany

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Viburcol N”

Your email address will not be published. Required fields are marked *